admin
July 4, 2024
Në datat 24-26 Prill 2024 u organizua në Prishtinë, takimi i parë i partnerëve të Projektit GEIN “Female Sport Leaders Promoting Gender Independent Physical Activity”.
💢Ky projekt europian, i financuar nga programi Erasmus+ për Sportin i Bashkimit Evropian, koordinohet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Finlandës Juglindore, me partnerë Universitetin e Shkencave të Aplikuara Leuven (UCLL) Belgjikë, Universitetin e Sporteve të Tiranës, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komitetin Paralimpik të Kosovës.
📌Qëllimi kryesor i projektit është të promovojë vlerat e përbashkëta, mosdiskriminimin dhe barazinë gjinore përmes sportit.
📌Objektivat specifike të Projektit GEIN janë:
1. Të nxisë ndërgjegjësimin dhe të promovojë aktivitete të lidhura me barazinë gjinore për të gjitha gjinitë.
2. Të gjenerojë njohuri dhe të zhvillojë kapacitete në lidhje me barazinë gjinore dhe shkathtësitë drejtuese brenda organizatave sportive, si dhe të vendosë një rrjet mentorësh për të adresuar dallimet gjinore në sport.
📌Projekti GEIN, gjatë 2 viteve të kohëzgjatjes së tij, do të organizojë workshop-e dhe do të ofrojë mentorim për drejtueset dhe trajneret e sporteve femërore në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe para-sportin.
💢Përfaqësues të partnerëve të projektit GEIN gjatë zhvillimit të punimeve të këtij takimit të parë ndoqën të gjitha aktivitetet e organizuara me kujdes nga Komiteti Paralimpik i Kosovës, si dhe u pritën në një drekë pune nga Ambasadori i Finlandës në Republikën e Kosovës, Shkëlqesia e tij Z. Matti Nissinen.
#GEIN #EuropeanUnion
DISCLAIMER: Funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or the European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor EACEA can be held responsible for them.
Copyright © 2024 Gein | All rights reserved.